Agjenda për Ditën e Çlirimit
Kosova sot shënon 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit. Për nder të kësaj dite institucionet qendrore do të organizojnë disa aktivitete.
Nga ora 09:15, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më pas, ë orën 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Ceremonia kryesore do të mbahet në sheshet e Prishtinës, ku parakalimi i Forcave të Sigurisë dhe Policisë do të nisë në orën 12:00 nga objekti i Qeverisë deri te shesh “Zahir Pajaziti”.
Në këtë parad pritet të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.
Aktivitet për nder të kësaj dite do të organizohen edhe në qytet tjera.
Në orën 14:00 në Ferizaj do të zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Më pas, në ora 17:00, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri do të kenë pritje shtetërore në nder të 25-vjetorit..
Ndërsa, nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të ketë koncert festiv publik.