Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare ICIC - NACIONALE

Agjencia për Informim dhe Privatësi bëhet anëtare ICIC

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka njoftuar se është bërë anëtare me të drejta të plota e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC).

Përmes një komunikate për medie, kjo agjenci ka bërë me dije se ky anëtarësim është shumë i rëndësishme.

Sipas komunikatës, ky hap do t`i ndihmojë kësaj agjencie në përfitimin e përvojave në këtë fushë.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Agjencisë për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare të fushave të përgjegjësisë, me qëllim përfitimin e eksperiencës në zbatimin e standardeve më bashkëkohore për ushtrimin praktik të të drejtave të qytetarëve”, është thënë në komunikatë.

Komiteti Ekzekutiv i ICIC ka votuar në mënyrë unanime që Kosova të bëhet anëtare e kësaj konference.

Lajme të ngjashme