Agim Veliu nuk ngritët në këmbë për Abdixhikun në 33-vjetorin e LDK-së në Llap - NACIONALE

Agim Veliu nuk ngritët në këmbë për Abdixhikun në 33-vjetorin e LDK-së në Llap

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kohën kur Lumir Abdixhiku erdhi në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte bërë disa ndryshime në degën e kësaj partie në Podujevë.

Në krye të kësaj dege ishte Agim Veliu, mirëpo Abdixhiku me ardhjen në krye të partisë, rezultoi që Ekrem Hyseni të jetë kryetari i degës së LDK-së në Llap.

Edhe pse ka kaluar kohë, Veliut si duket ende nuk i ka kaluar inati me Abdixhikun.

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, nga Raporto24.com, nga tubimi i 33-vjetorit të LDK-së në Podujevë ku përkrahësit e LDK-së janë mbledhur në një sallë me qindra të pranishëm, gjithashtu në këtë video shihet prezenca e Abdixhikut dhe Veliut.

Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, po jo edhe Veliun i cili shihet si ndër të vetmi i ulur në karrige teksa kryetari mbante fjalimin.

@raporto24.com Agim Veliu nuk ngritet në këmbë për Lumir Abdixhikun#lumirabdixhiku #kosova #agimveliu #podujeve #peja #albinkurti #albania ♬ original sound - Raporto24.com

Lajme të ngjashme