Agim Bahtiri: Nuk jam më Agim Bahtiri - NACIONALE

Agim Bahtiri: Nuk jam më Agim Bahtiri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agim Bahtiri ka fituar numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, më konkretisht i Lëvizjes Vetëvendosje.

Së fundi, ai është pyetur nga gazetarët rreth Fatmir Limajt së Nismës, të cilin tha se e çmon si njeri.

“Fatmiri ka qenë njeri I luftës, edhe i paqes, njeri që e çmoj…” – tha ai fillimisht.

Megjithatë, Bahtiri aty ka dhënë një tjetër deklaratë të çuditshme.

“Unë nuk jom mo Agim Bahtiri, por jam deputet i Republikës së Kosovës, ne marrim vendim si parti, institucionet të cilat do t’i krijojmë së shpejti.

100 për qind (do të formohet qeveria)” – u shpreh ai.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Agim Bahtiri ka fituar 17 mijë e 132 vota në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Lajme të ngjashme