Agim Bahtiri e Shpejtim Bulliqi i bashkohen protestës kundër Asociacionit - NACIONALE

Agim Bahtiri e Shpejtim Bulliqi i bashkohen protestës kundër Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës, i është bashkuar studentëve të Vetëvendosjes në protestën kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E pas tij, ka 'shpejtuar' edhe Shpejtim Bulliqi, kryetari aktual i Podujevës.

Bahtiri ishte kryetar i Mitrovicës për dy mandate të plota, por humbi në zgjedhjet e fundit nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza. Në anën tjetër, Bulliqi vazhdon të jetë kryetar i Podujevës.

Gazetarët e Nacionales bëjnë me dije se në këtë protestë që po vazhdon në formë marshi drejt Teatrit Kombëtar të Kosovës është parë edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Megjithatë, nuk dihet saktësisht se kundër kujt është e oganizuar kjo protestë, marrë parasysh që kryeministër i Kosovës vazhdon të jetë Albin Kurti.

Kurti së fundi në seancën e 2 shkurtit 2023 tha se mund të konsiderohej Asociacioni nëse plotësoheshin 6 kushte.

Lajme të ngjashme