Afera “Zdravo”: Mimoza Kusari-Lila dorëzon padi ndaj bashkfolësit të saj Sllavko Simiq
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj bashkëbiseduesit të saj në përgjimet “Zdravo”, politikanin serb të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Kusari-Lila, ik a quajtur “akte penale” dhe “aktivitete dezinformuese” audio-inçizimet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale, ku ajo shihet të koordinohet me politikanin e Srpska-s për një numër çështjesh parlamentare, e ku përmes tij, gjithashtu komunikon me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiq.
Kusari-Lila, ndonëse është vetë protagoniste e këtyre bisedieve, thotë se këto përgjime dhe dalja e tyre në media, thotë se “fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj grupimit politik e institucional që unë i përkas”.
“Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit”, ka shkruar ajo.
Mimoza Kusari-Lila, madje shkruan se Lista Serbe “ka 14 muaj që nuk është pjesë e institucioneve”; gjë kjo e pavërtetë, ngase Lista Serbe është ende pjesë e Kuvendin të Kosovës, pavarësisht largimit nga nëntori i vitit të kaluar, ata u patën rikthyer për t’u zëvendësuar me 9 deputetë të rinj. Si dhe largimi ishte në nëntor, që nuk shënon 14 muaj.
“Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet”, ka shkruar Kusari-Lila.
Lajmi në përditësim...