"Afera Vaji": Hetuesit 'zbarkojnë' sërish në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Nacionale ka mësuar që hetuesit nga Policia e Kosovës kanë ‘zbarkuar’ sërish, për të dytën ditë rradhazi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Ky ‘zbarkim’ në ministri besohet të ketë ndodhur për shkak të skandalit të vajit nga Polonia I ili dyshohet se nuk kishte ardhur kurrë në Kosovë, anipse për të ishte paguar fatura. Këtë aferë e kishte raportuar gazeta Nacionale.
Ministrja Rozeta Hajdari nuk kishte folur asnjëherë për këtë çështje pas publikimit të skandalit për të dhënë ndonjë sqarim në lidhje me çështjen. Nuk kishte folur as kryeministri Albin Kurti në mënyrë specifike.
Nacionale kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë. Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, një të afërm të kryeministrit Albin Kurti të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.
Kujtojmë se këtë të martë gazetarët e bojkotuan konferencën e Ministres Hajdari, e cila është përfshirë në aferën e vajit, e në vendimin për mbylljen e Klan Kosova.
