Afera e vajit, sindikalisti Sefaj ironizon: E kemi ndjekë korrupsionin deri në Poloni, vend s'i kemi lënë!
Ali Sefaj, sindikalist i administratës qendrore të Kosovës, ka bërë një reagim, ku ka komentuar në mënyrë ironike aferën e vajit, ku përfshihet ministrja Rozeta Hajdari, të cilën aferë e publikoi gazeta Nacionale.
Duke ironizuar, Sefaj ka shkruar se korrupsioni po luftohet deri në Poloni.
“E kemi njekë korrupsionin deri në Poloni. Kun vën nuk i kemi lanë!” – shkroi ai.