Afera e vajit, Pozhari e mbron mjerueshëm Qeverinë Kurti: Thashetheme palidhje te dyert e WC-së - NACIONALE

Afera e vajit, Pozhari e mbron mjerueshëm Qeverinë Kurti: Thashetheme palidhje te dyert e WC-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit Arben Vitia dhe ish-këshilltar i ish-ministrit Fatmir Limaj, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar një shkrim të Nacionales.

Përtej komentimit aspak kreativ e mjerueshëm argumentativ, z. Pozhari e ka luajtur edhe rolin e mbrojtësit të pushtetit. Nejse, as në këtë pikë nuk ka asgjë të re.

Sidoqoftë, z. Pozhari ka tentuar të zvogëlojë aferën e vajit, që u publikua nga Nacionale mbrëmë. Dhe mënyra se si e ka tentuar ta bëjë një gjë të tillë është goxha simptomatike për artikulimin e tij.

Pozhari e ka përmendur dyert e tualetit dhe i ka quajtur thashetheme palidhje përgjimet e publikuara të Nacionales, ku zyrtarët e Ministrisë së Industrisë flasin për mosardhjen e vajit nga Polonia, ndonëse pagesa është kryer, vaj i cili ishte destinuar për rezerva shtetërore.

Lajme të ngjashme