Afati deri para mesnate: Vetëm 6 parti deri tash kanë dorëzuar listat e kandidatëve - NACIONALE

Afati deri para mesnate: Vetëm 6 parti deri tash kanë dorëzuar listat e kandidatëve

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Vetëm 6 nga 24 subjektet politike kanë dorëzuar deri tani listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa afati përfundon sonte në mesnatë. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 16:00) 6 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 141 kandidatë”, ka deklaruar Elezi.

Listat i kanë dorëzuar: Za Slobodu Pravdu i Opstanak (12 kandidatë), Socijaldemokratska Unija – SDU (35), Jedinstvena Goranska Partija (23), Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (40), Kosovaki Nevi Romani Partia (11) dhe FJALA (20).

Elezi ka theksuar se KQZ do të dërgojë listat në institucionet kompetente “me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.

Gjatë ditës, KQZ-ja ka tërhequr edhe shortin për renditjen e 24 subjekteve në fletëvotim.c

Lajme të ngjashme