Aeroporti lëshohet në qarkullim, policia thotë se nuk ka bombë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë lëshohet në qarkullim.
Përmes një komunikate për media, policia ka tregua se pas realizimit të kontrolleve ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes.
“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Për shkak të një kanosje me mjete shpërthyese sot është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.