Adnan Rrustemi në Komisionin për Legjislacion: Po flas nga përvoja parlamentare
Në Komisionin për Legjislacion aktualisht po diskutohen amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Pas kryetarit të këtij komisioni, Përparim Gruda, fjalën e mori Adnan Rrustemi i cili i tha atij se “po flet nga përvoja parlamentare.
“Këtë po e them edhe nga përvoja parlamentare…kontrast dramatik, 7 dite me 14 vjet, edhe duket ashtu, pajtohem, është e vërtetë, por, po e them mund të miratoheshin në ditën e 10, në muajin e tretë, o në ditën e 7 o hiç, ky është argument absurd. Por nuk mund të thirresh në rregulloren e Kuvendit, që rregullon punën e Kuvendit për të kundërshtu procedurën e shqyrtimit dhe miratimit të amandamenteve kushtetuese” – tha ai.