Abrashi tha se RTK u çlirua, por kjo është koha kur punëtorët protestonin ndaj padrejtësive
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, sulmoi ashpër gazetarët dhe redaktorët në Radiotelevizionin publik pas distancimeve masive për raportimin skandaloz dhe të paverifikuar të RTK-së, i cili kishte në shënjestër gazetat Nacionale dhe Periskopi.
Abrashi, me një postim vite dritë larg gravitetit të situatës dhe gjykimit objektiv, deklaroi me tallje: “RTK-ja e "kapur" me redaktorë dhe gazetarë që distancohen publikisht nga kolegë të tyre. Kështu në fakt duket RTK-ja e çliruar.”
Por, kjo del të jetë e pavërtetë. Para 9 viteve, ishin pikërisht Redaktorët e RTK-së që ishin konforntuar madje edhe me sigurimin, kur po protestonin kundër Drejtorit të atëhershëm Menotr Shala.
Ne vitin 2015, pra ne RTK ka pasur edhe protesta nga redaktoret e saj. Ne kulmin e pushtetit te PDK-se ne Kosove, 12 redaktore te RTK-se kane denoncuar publikisht censuren dhe nderhyrjet politike ne programin informativ te Transmetuesit Publik.
“Ashtu siç e kemi thënë edhe në reagimin drejtuar bordit dhe menaxhmentit, ne nuk pajtohemi me këtë vendim, pasi në vazhdimësi jemi përballur me presion, censurë dhe propagandë të implementuar nga këta dy individë, të cilët konsiderojmë se kanë dëmtuar imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik” thuhej nder te tjera në njoftimin e redaktorëve:
Ardita Tafallari, Arsim Halili, Blerta Foniqi, Enver Bajrami, Festim Kabashi, Lindita Azizi, Meneta ZekajNushi, Mimoza Zajmi, Rabisha Muhaxhiri, Pranvera Munishi Morina, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valbona Ismaili Meholli.
Ate kohe, ketyre 12 redaktoreve inicues, ne protestat qe kane zgjatur rreth nje muaj, gjate diteve ne vazhdim iu bashkuan edhe 60 gazetare e redaktore te tjere te RTK-se, te cilet cdo dite kane denoncuar per tendencen e nderhyrjeve politike ne programin informativ te RTK-se.