Abrashi: KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës - NACIONALE

Abrashi: KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se KFOR-i duhet të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës.

Abrashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen barrikadash, ndërsa sot pas 14 ditëve thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negocimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura. Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar Abrashi.

Lajme të ngjashme