Abrashi abuzon me gravitetin e situatës: RTK-ja u çlirua nga redaktorët dhe gazetarët - NACIONALE

Abrashi abuzon me gravitetin e situatës: RTK-ja u çlirua nga redaktorët dhe gazetarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, sulmoi ashpër gazetarët dhe redaktorët në Radiotelevizionin publik pas distancimeve masive për raportimin skandaloz dhe të paverifikuar të RTK-së, i cili kishte në shënjestër gazetat Nacionale dhe Periskopi.

Abrashi, me një postim vite dritë larg gravitetit të situatës dhe gjykimit objektiv, deklaroi me tallje: “RTK-ja e "kapur" me redaktorë dhe gazetarë që distancohen publikisht nga kolegë të tyre. Kështu në fakt duket RTK-ja e çliruar.”

Kujtojmë se opinioni publik dënoi ashpër lajmin tendencioz ku sulmohet ashpër gazeta Nacionale dhe gazeta Periskopi të publikuar nga gazeta e njohur për fake news "Slobodna Bosna", të cilin RTK pa asnjë verifikim e barti në portalin e tyre dhe në lajmet qendrore.

Lajme të ngjashme