Abelard Tahiri me gjuhë të ashpër: Dejona Mihali është zonjë kriminale, Policia të fillojë hetimet - NACIONALE

Abelard Tahiri me gjuhë të ashpër: Dejona Mihali është zonjë kriminale, Policia të fillojë hetimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet.

Ai ka thënë se këto sulme janë të orkestruara nga Dejona Mihali, të cilën e quajti zonjë kriminale.

“E dënojmë ashpër gjuhën e tyre. Kosova është vend demokratik. Ajo (Dejona Mihaili) udhëheq me sistemin tonë energjetik. Ajo udhëheq me e shit-blerjen e energjisë elektrike. Ajo është një zonjë kriminale, dhe i kërkojmë policisë të fillojë sa më parë hetim ndaj kësaj zonje. Këto struktura kriminale nuk duhet të lejohet ta cenojnë integritetin e Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme