Abelard Tahiri ia huqë për njëqind vjet Lidhjes së Prizrenit gjatë fjalimit në Kuvendin e Shqipërisë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një flamur mjaft të çuditshëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
“Ajo çfarë ka nisur nga rilandasit tanë në Prizren më 1978-n, është përcaktuar si trajektore në Vlorë më 1912-n...”
Por, ka një problem: Lidhja e Prizrenit në fakt është mbajtur më 1878, ose njëqind vjet më herët se që tha z. Tahiri.
Megjithatë, në bazë të datës së përmendur më pasë, 1912-s dhe njëkohshëm fjalës trajektore, mund të thuhet se ai thjesht ka bërë një gafë megjithëse e di datën kur është mbajtur Lidhja shqiptare e Prizrenit.
Tahiri është shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.