Abdullahu i PDK-së: Kërkesa për hyrje në BE vjen pas dështimit historik në veri të vendit - NACIONALE

Abdullahu i PDK-së: Kërkesa për hyrje në BE vjen pas dështimit historik në veri të vendit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e ka komentuar nënshkrimin e dokumentave, për anëtarësim në BE, nga krerët institucional. Sipas Abdullahut, kjo kërkesë për hyrje në BE, nga Qeveria, vjen menjëherë pasi sipas tij, doli nga veriu i Kosovës.

E sipas zëdhënësit të PDK-së, kjo kërkesë në fakt vjen vetëm për ta eklipsuar dështimin historik në veri.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Në kohën kur kjo Qeveri del nga veriu, kërkon hyrje në BE. Tani që të hyhet në BE a duhet së pari të rikthehet në veri ? Kërkesa për hyrje në BE a është reale në këto rrethana dhe e koordinuar ? A mos po bëhet kjo kërkesë për ta eklipsuar dështimin historik në veri dhe për më shumë për ta kthyer topin tek BE -ja me justifikim – ‘Ju BE-ja kërkoni nga ne këtë e atë, ja edhe ne kërkojmë këtë’. Poshtë populizmi” ka shkruar Abdullahu.

Lajme të ngjashme