Abdixhku viziton familjen e skulptorit Luan Mulliqi: Ishte një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve - NACIONALE

Abdixhku viziton familjen e skulptorit Luan Mulliqi: Ishte një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka vizituar familjen e skulptorit te ndjerë Luan Mulliqi.

Ai ka vlerësuar se Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se ka qenë inspirues qëndrimi përballë veprave monumentale të Mulliqit.

“Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar. Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare. E përgëzoj nga zemra familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e këtij Fondacioni i cili do të sigurojë që pasioni, vizioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të përjetësohen në brezat që do vijnë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme