Abdixhiku viziton një kompani në Pejë: Me qeverinë tonë bizneset do të trajtohen si partnerë, s`do të shantazhohen - NACIONALE

Abdixhiku viziton një kompani në Pejë: Me qeverinë tonë bizneset do të trajtohen si partnerë, s`do të shantazhohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot një kompani në Pejë, e cila merret me prodhimin e stiroporit, bojërave dhe fasadave.

Ai ka vlerësuar se në këtë mandat qeverisës bizneset kanë pasur probleme edhe me rrymë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se me qeverinë e tij bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin dhe nuk do të shantazhohen!

“Vizituam kompaninë Gemix në Pejë – shembull i sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë. Prodhim i stiroporit, bojërave e fasadave! Eksport, punësim, vlerë! Por, probleme me rrymë! Viti 2025 e bizneset tona që krijojnë ballafaqohen me probleme bazike, sikurse energjia elektrike! Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!”, ka shkruar Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme