Abdixhiku: Të tronditur nga akti i dhunës ndaj ish-presidentit Trump
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ai ka thënë se është tronditur nga akti i dhunës ndaj Trumpit dhe se LDK-ja shpreh indnjatën ndaj këtij veprimi.
Më tej, Abdixhiku ka uruar shërim të shpejtë.
“Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë.” – thuhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas atentatit ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë.
Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë.
Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë.”