Abdixhiku: Të gjitha magjistralet kryesore kryhen brenda 3 viteve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur planin për Infrastrukturë dhe Energji.
“Prezantuam projekte të mëdha që do ta transformojnë Kosovën dhe do ta shndërrojnë atë në model të zhvillimit rajonal - me rrjet rrugor të zhvilluar që lidh qytete e që krijon mundësi të reja, dhe me sistem energjetik të qëndrueshëm dhe më të pastër”, ka thënë Abdixhiku në Mitrovicë.
Sipas tij, Kosova duhet të lëvizë përpara me hapa të shpejtë, sepse nuk mund të qëndrojmë të fundit në Europë.
“Është koha të ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhme ku standardet tona të jetës janë si të çdo vendi të zhvilluar Europian”, ka thënë ai.
Ai ka prezantuar projektet në Infrastrukturë dhe Energji.
“Me mua si Kryeministër, me ekipin tim të dëshmuar dhe me programin tonë ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme”, ka thënë Abdixhiku.