Abdixhiku tallet me Muratin: Fajet i ka Avdullah Hoti që je ministër, të ka mbajtë afër - NACIONALE

Abdixhiku tallet me Muratin: Fajet i ka Avdullah Hoti që je ministër, të ka mbajtë afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka replikuar disa herë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Abdixhiku me ironi, ka fajësuar bashkëpartiakun e tij, Avdullah Hoti që sot është ministër Murati, duke thënë se e mbajti afër në ministri të Financave.

“Shumë shkurt, fajin për një ministër të tillë e ka vetëm Avdullah Hoti që e ka mbajt afër në ministri të Financave, sepse ky nuk ka lidhje bazike për zhvillime elementare që ndodhin aty.” – ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku e ka ftuar ministrin Murati “në një ligjeratë vitin tjetër”, derisa i tha se shumica e deputetëve të LVV-së kanë qenë studentë të tij.

“Ministria e Financave s’e kupton që nuk mund të bëje ligje kundërkushtetuese. Siç ka thënë kryeministri juaj është hajni e madhe. Për gjëra bazike, vitin e ardhshëm mund të vininë ligjeratën e re, ta kuptosh, shumica e deputetëve të juaj kanë qenë studentë të mi përndryshe. – tha ai në fund.

Lajme të ngjashme