Abdixhiku takon kryetarët e degëve: Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryetarët e degëve të partisë së tij.
Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është diskutuar për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e LDK-së.
“Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!” – ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Mblodha sot kryetarët e kryetaret e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lodhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik.
Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë.
Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!