Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar - NACIONALE

Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë bashkë strukturat e partisë në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se kanë mbajtur një takim mobilizues me këto strukture, teksa tha se takimet me qytetarë dhe me familje janë bazamenti i ringritjes së djathtë.

Ai tha se takimet me qytetarë po i shërbejnë Lidhjes Demokratike për "ringritje të djathtë", teksa theksoi mbështetjen që po marrin "për programin kombëtar".

"Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh - bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!" - tha ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme