Abdixhiku: Për të kaluarën mund të flasim si analistë, por nuk e ndryshojmë dot
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpjeguar fjalinë e tij të thënë kohë më parë, se pse nuk duhet të flasim për 2013, por për 2030, në aspektin e dialogut Kosovë-Serbi.
Abdixhiku i ftuar në KTV ka thënë se se nuk duhet të flasim për të kaluarën sepse nuk e ndryshojmë dot.
“Arsyeja pse nuk duhet të flasim për të kaluarën është se nuk e ndryshon dot. Mund të flasim si historian apo analist.” – ka thënë ai.
I pari i LDK-së, ndër të tjera ka shtuar se “rruga e vetme e Kosovës në temën e dialogut, është të flasim konkretisht”.
“Një gjë besoj që obligimi ndërkombëtar mbetët i tillë dhe i pandryshueshëm dhe nuk po shoh që ka interesim prej forcave kryesore euroatlantike që te ndryshojë as për së afërmi konceptin e obligimit ndërkombëtar të Kosovës. Rruga jonë e vetme është që të flasim konkretisht se si duket ky obligim ndërkombëtar.” – ka thënë Abdixhiku.
