Abdixhiku për rrahjen e Valon Sylës: Sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë - NACIONALE

Abdixhiku për rrahjen e Valon Sylës: Sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, duke kërkuar nga institucionet e rendit që të sjellin para drejtësisë sulmuesit.

Abdixhiku ka thënë se sulmi ndaj Sylës është sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë.

Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë - shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë.” – thuhet në reagimin e tij të cilin e ka publikuar faqja zyrtare e LDK-së në Facebook.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e gazetarti dhe analistit Valon Syla.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, Syla është sulmuar nga tre persona të cilët deri më tani nuk janë identifikuara.

Të dyshuarit sipas policisë janë larguar me një veturë me targa vendore.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

LËNDIM I LEHTË TRUPORRr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.” – thuhet në raport.

Në anën Syla ka thënë se ishin tre persona sipas tij “islamik fanatikë” që e sulmuna.

Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë.” – ka thënë Syla.

Përveç Abdixhikut edhe liderët e tjerë të partive opozitare kanë dënuar sulmin kurse ka heshtje nga tabori i pushtetit.

Lajme të ngjashme