Abdixhiku për opozitën: Nuk jemi një për besë, jemi të ndryshëm në pikëpamje - NACIONALE

Abdixhiku për opozitën: Nuk jemi një për besë, jemi të ndryshëm në pikëpamje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E përditësuar (ora: 21:53)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin Context të ATV-së ka thënë se “qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave”.

Kështu ka thënë Abdixhiku pas deklarimeve të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Abdixhikut ka thënë se janë tri të vërteta të trishta dhe lajmi i keq deklarata e presidentit francez Macron.

“E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.” – ka thënë ai.

Tutje ai ka reaguar edhe ndaj qasjes ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se është lajm i trishtë.

Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova u protretizua si vend që nuk e mban fjalën.

“Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë ë trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.” – ka thënë ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku nuk ka dashur që partia e tij të përfshihet bashkë me partitë e tjera bashkë pasi që për të LDK ka pikëpamje të ndryshme. Ai gjithashtu ka folur edhe për "Rrugën e Re" si projekt që sipas tij, synon që të flasë për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

Abdixhiku në emisionin Context të ATV-së, ka folur për opozitën dhe partitë opozitare, ku ka dalluar LDK-në nga partitë e tjera.

“U përmend termi opozitë. E kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është si funksion në parlament. Por si trup i përbashkët nuk është. Është e qartë por është diskurs i natyrshëm në debatin publik në Kosovë, ku opozita portretizohet si një, por nuk jemi një për besë. Kjo është me rëndësi ta dimë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa kemi bindje krejtësisht të ndryshme. Pushtetit i konvenon të thotë se është një." - u shpreh ai.

Ai me këtë rast ka përmendur votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga deputetët e partisë së tij, e që partitë e tjera opozitare kundërshtojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Context në ATV, ka folur edhe për programin e “Rrugës së Re”, duke thënë 100 pikat janë program i së ardhmes dhe për gjendje aktuale të shoqërisë në vend.

Abdixhiku ka thënë se “Rruga e Re” synon që të flasë për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

“’Rruga e Re’ synon të flet për të ardhmen. Vitet po shkojnë, ne jemi kurthuar në debat të brendshëm se kush ka faj më shumë për 20 vitet e ardhshme. Njerëzit po ikin çdo ditë.” – ka thënë ai.

Ai ka treguar për takimet që ka pasur me ekspertë ku ka thënë se janë takuar me 300 të tillë.

“Nga takimet që kam pasur, kemi kuptuar që shoqëria kosovare është polarizuar. Pastaj kemi parë që po rrezikohet demokracia në vendin tonë, njerëzit kanë frikë të flasin lirshëm. Po ashtu, ne nuk kemi debat për politikë publike.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur se programi do të shpaloset në nëntor.

Lajme të ngjashme