Abdixhiku për listën e LDK-së, qëndron te ekonomia: Vend të fortë ekonomikisht, me këtë listë njerëzish profesionistë - NACIONALE

Abdixhiku për listën e LDK-së, qëndron te ekonomia: Vend të fortë ekonomikisht, me këtë listë njerëzish profesionistë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me kryefjalë “ekonominë” e për rrjedhojë mirëqenien – ishte lajtmotivi i asaj se çfarë ofron Lidhja Demokratike e Kosovës, siç e artikuloi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në paraqitjen e parë që nga përmbyllja e fotografisë së garimit zgjedhor nga të gjitha partitë për të drejtuar shtetin pas 9 shkurtit. LDK-ja, tha Abdixhiku, ka listën “më të mirë” e me përbërje profesionistësh “e njerëzish të dëshmuar në jetën publike”.

Në këtë listë risi janë edhe kryetarët e komunave, të cilët unë i kam kërkuar të jenë pjesë e listës. Në këtë kohë të ndërrimit të lidershipit të LDK-së dhe me meritë kanë marrë rol kryetarët e komunave, tek unë tek ne, kryetarët e komunave kanë rol të vërtetë në qeverisje e partisë”, tha Abdixhiku në Debat Plus.

Nëse ne themi se po futmi në garën më të madhe të LDK-së, pas rënies së madhe, po futmi në garën më të rëndësishme të Kosovës për shkak të gjendjes do të ishte e papranueshme një nënkryetar ose sekretar të jetë jashtë gare. Është e rëndësishme që çdo përfaqësues i lartë i LDK-së të jetë pjesë e kësaj gare”, ka shtuar Abdixhiku.

Kjo është lista më e mirë që e ka Kosova. Është një listë e përberë prej njerëzve profesionistë të dëshmuar në jetë publike, e pastër. Kjo listë shpërfaq kohezionin e brendshëm të LDK-së. Por shpërfaq edhe idetë se ku do të shkojë të ardhmen. Mos harroni lista përfaqëson edhe një cikël të mbyllur të LDK-së sepse ka ndodhur një reformë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku i qëndroi asaj që ka nisur që nga kahera e nisje së shpalosjes së plani të tij të emërtuar “Rruga e Re” se me eventualitetin e ardhjes në pushtet koeficienti i pagave shkon në 150 – duke dhënë përllogaritjen se në mesatare qytetarët në këto katër vite “janë varfëruar për 25%”.

Në qoftë se po më idhnoheni që nesër po e përmirësoj premtimin, nuk kam asnjë brengë. Ne qoftë se ju them që do ta bëj 125 dhe e kam bë 150 gëzohuni. Por në qoftë se ju them 150 dhe po e bëj 125, atëherë iu kam mashtruar”, tha Abdixhiku duke sqaruar një prerje videoje që ka qarkualluar në rrjete sociale.

Ne programin e kemi nisur ta hartojmë në vitin 2022, në takimin Lidhja për të Ardhmen këtu në Prishtinë, që e kemi mbajtur në vitin 2022, pra në vitin 2022 kemi nisur rregullimin e programit. Programi ka zgjatur 1 vit e 2 muaj dhe është prezantuar më 19 nëntor të vitit 2023”.

Në konventë e kam prezantuar koeficientin 125, pra në Konventë në Prishtinë, është video, nuk është e fshehur. Kemi thënë në vitin e parë 125 dhe krejt në fund 150. E normal atëherë inflacioni ka qenë shumë i ulët. Atëherë koeficienti ka qenë 105, tani kur rritet 110 normal që rritet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Pas konventës ne jemi mbledhur, kemi bërë llogaritje të re dhe kemi thënë që Kosova në komulativ për 4 vitet e fundit në mesatare janë varfëruar për 25%. Në dokument thuhet se ky është një dokument i gjallë dhe përditësohet”.

Duke folur për çështjet me Serbinë që rëndojnë Kosovën në rrafshin ndërkombëtar: pikësëpari, tha Abdixhiku, ”Serbia na do të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht”.

Serbia i ka dy qëllime bazike e para ta mbaj Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht sa më shumë që mundet dhe e dyta që Kosova të jetë sa më e dobët ekonomikisht. Dhe këto dy qëllime i ka të realizuara”, tha Abdixhiku.

Çështja e përballjes me Serbinë është çështje e aktualizuar nga ky pushtet, për qëllime elektorale, konludoi Abdixhiku,

Duhet të tregojmë forcë ekonomike kundër Serbisë. Kur jemi të fortë ekonomikisht, vetëm ashtu e mposhtim Serbinë”, tha Abdixhiku.s

Lajme të ngjashme