Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu - NACIONALE

Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së mbajtur me kryetarët e degëve, ka njoftuar se LDK do të mbaj tubimin përmbyllës, të shtunën nga ora 18:00 në sheshin Skënderbeu.

Sipas tij, tubimi më i madh elektoral po vjen.

‘’Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 SHKURT nga ora 18:00 në PRISHTINË, në ‘SHESHIN SKËNDERBEU’! Tubimi më i madh elektoral po vjen! 🔥Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim! Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara. Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare! ✌️Këtë vendim e morrëm sot, në takim me Kryetarët e Degëve. I falenderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak’’, ka shkruar Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme