Abdixhiku nis shpalosjen e programit ekonomik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, do të bëhet edhe shpalosja e programit ekonomik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë.
Programin “Rruga e Re”, kreu i kësaj parit e quajti “programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë”.
Postimi:
NE BESOJMË NË KOSOVË!
Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!
Prandaj, me mua si Kryeministër, do të kemi:
- 5% rritje ekonomike
- 5 miliardë euro investime
- 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
- Koeficient 150
- Pako Fiskale 2.0
- 0% TVSH për produkte bazike
- 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
- Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
- 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
- 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
- Themelimi i Ministrisë së ICT-së
- 120 milionë euro TECH FUND
- 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
- Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
- 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.
BËHU NDRYSHIMI!
Sepse Kosova ka nevojë për ndryshim!