Abdixhiku nga Zvicra: Le të bëhemi bashkë dhe le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit - NACIONALE

Abdixhiku nga Zvicra: Le të bëhemi bashkë dhe le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se në Cyrih kanë festuar 33-vjetorin e themelimit të degës së Zvicrës.

Abdixhiku ka thënë se ky tubim ishte madhështor dhe sipas tij kjo rikonfirmonte rikthimin e LDK-së drejt së ardhmes.

Kremtja jonë në Cyrih, në 33 vjetorin e themelimit të degës së Zvicrës, ishte një tubim madhështor, që përveç kujtimeve për të shkuarën rikonfirmonte rikthimin e LDK-së drejt së ardhmes.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se bashkatdhetarëve iu ka dhënë një mesazh, le të bëhemi bashkë dhe le t’i shtrijmë dorën njëjti – tjetrit.

“Mes bashkatdhetarëve tanë dhashë një mesazh. Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme