Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Emocione të jashtëzakonshme, ringritje e qartë - NACIONALE

Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Emocione të jashtëzakonshme, ringritje e qartë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte është mbledhur në fshatin Lug i Baranit në Pejë.

LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nuk është tubimi qendror në Pejë!

Është vetëm LUGU I BARANIT!

E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani!

Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani!

Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen!

Karagaç bëhu gati për 24 janar!

Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme