Abdixhiku nga Gjilani: E kemi mund Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka mbajtur një takim në Gjilan.
Ai ka shkruar se s’ka forcë e as akt terrorist që mund ta rrënojë Kosovën.
Tutje, Abdixhiku ka vlerësuar se është koha “ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës”.
“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.
E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë!
Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Une besoj ne Republikën e Kosovës!” – ka shkruar Abdixhiku.