Abdixhiku: Në takim me Escobarin, na u tha qartë se raportet SHBA - Kosovë kurrë s’kanë qenë në nivel më të ulët se sa që janë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për takimin që pati të mërkurën mbrëma me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Abdixhiku ka thënë se në takimin me Escobarin i është bërë e qartë se raportet mes SHBA-së dhe Kosovë nuk kanë qenë asnjë herë më parë në nivelin më të ulët.
“Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mesë Kosovës dhe SHBA, për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshme nuk kanë qenë as një herë në nivel më të ulët se sa që janë sot.” – ka thënë ai sipas EO.
Më tej, ai ka thënë se mungesa e bashkëpunimit me me aleatët sjelll pasoja për integrimin e Kosovës dhe se gjendja është shetësuese.
"Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë kryesor, me SHBA sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për ne. Tani Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Kosovës. Por është obligim i gjithë nesh që të ruajmë dhe kultivojmë këto relacione se janë të domosdoshme janë të pa zëvendësueshme.” – ka thënë ai.