Abdixhiku: Në prill do të duhej të fillonin përgatitjet për procesin mësimor - NACIONALE

Abdixhiku: Në prill do të duhej të fillonin përgatitjet për procesin mësimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qeveria do të duhej t’i fillonte përgatitjet për nisjen e procesigt mësimor që nga prilli.

“Klan Kosova FM”, Abdixhiku ka deklaruar se tekstet shkollore do të duhej të ishin prioritet.

“Një datë është me rëndësi në arsim. Një shtatori. Në prill do të duhej të nisin përgatitjet që 1 shtatori të nisë mire.” ka deklaruar ai.

Tutje, kreu i LDK-së shtoi se pasaktësia e pushtetit ka rrezikuar fillimin e vitit të ri shkollor.

“Pasaktësia e këtij pushteti na sjell në rrezik për të bërë një fillim të vitit të ri shkollor.” – tha ai.

Ndërkohë, ministria e Arsimit e ka kaluar përgjegjësinë për blerjen e librave te prindërit.

Kjo duke ua transferuar paratë prindërve nëpër xhirollogari nëpërmjet platformës E Kosova.

Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se këtë e kanë bërë në pamundësi që të arrijnë marrëveshje me shtëpitë botuese.

Lajme të ngjashme