Abdixhiku në ‘Breg të Diellit’: Vetëm në një lagje dhe kaq mbështetje të jashtëzakonshme - NACIONALE

Abdixhiku në ‘Breg të Diellit’: Vetëm në një lagje dhe kaq mbështetje të jashtëzakonshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në “Breg të Diellit” në Prishtinë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh të ketë marrë mbështetje të jashtëzakonshme në synimin e tij për të udhëhequr shtetin.

“Vetëm një lagje e Prishtinës, por me zemër e dashni të madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me mbështetje të jashtëzakonshme për kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku.

Nga Bregu i Diellit, natën e mirë. Faleminderit që nga këtu e gjithandej Kosovës, po na jepni motiv e dashni të madhe që fitoren ta bëjmë bashkë, por para së gjithash ta jetësojmë ëndrrën tonë për Republikën e Kosovës. Një shtet të zhvilluar e të mirëqenë për të gjithë. BËHU NDRYSHIMI”, u tha në komunikatë.

Lajme të ngjashme