Abdixhiku merr ftesë për vizitë zyrtare në Francë - NACIONALE

Abdixhiku merr ftesë për vizitë zyrtare në Francë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë një ftesë nga autoritet franceze për një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Përmes një komunikate për medie, LDK-ja ka bërë me dije se temë kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike”, është thënë në komunikatë.

LDK-ja dhe PDK-ja kanë kritikuar planin franko-gjerman, i cili është pranuar ë parim nga kryeministri Albin Kurti.

Këto kundërshtime kanë nxitur reagimin e SHBA-së. Kjo e fundit është shprehur e shqetësuar me qëndrimet e dy partive kryesore opozitare ndaj planit të BE-së.

Lajme të ngjashme