Abdixhiku me mesazh për votuesit e papërcaktuar: ‘Ju lus të shikoni përtej vijave partiake’ - NACIONALE

Abdixhiku me mesazh për votuesit e papërcaktuar: ‘Ju lus të shikoni përtej vijave partiake’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përmes një videomesazhi u është drejtuar votuesve të papërcaktuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku – për çka i ftoi që të shohin “përtej vijave partiake” në atë se çka ka ofruar LDK-ja këto muaj fushatë.

“Juve të papërcaktuarve. Në zhgënjimin tuaj ju vazhdoni të theni se nuk ka alternativë. Kam refuzuar të bëj fushatë negative, të ndajë e përçajë, të ftojë qytetarë në ndarje e urrejtje – e në vend të kësaj kam folur për projekte konkrete – 5 miliardë investime që do t’i bëjë për katër vjet”, tha ai.

“Për të gjithë ju të papërcaktuarit që na shihni në vija partiake, ju lus të shikoni përtej saj”, tha Lumir Abdixhiku.

Lajme të ngjashme