Abdixhiku me fjalim të ashpër në Kuvend - Godet qeverinë për grevat, energjinë e punëtorët
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një fjalim të ashpër në Kuvendin e Kosovës, ku ka pasur kritika të ashpra për qeverinë pothuajse për të gjitha temat.
Ai e nisi me grevën, duke theksuar se sjellja e qeverisë është e papranueshme.
“Të kesh 318 mijë e 25 mësimdhëns jashtë sistemit arsimor është emergjencë kombëtare. Të kesh familje që nuk mund të organizojnë përditshmërinë, është emeergjencë kombëtare. Emergjencë që ngrit alarm e sjell vendimmarrje. Duhet të ketë dialogu, e nga dialogu kompromis. Sot nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasësh me ta e për ta e të gjendet zgjidhja”, tha Abdixhiku.
“Kryeministri ka zgjedhur polarizime. Duke komunikuar në distancë, e pastaj duke lëshuar flet-rrufe nga partitë, që përfaqësuesit sindikalë i portretizon si shërbëtor të Serbisë, mësimdhënësit si analfabet, mediat e opozitën si organizatorë të grevave me qëllim të rrëzimit të qeverisë. Duhet të kesh hall të madh të bësh këtë polarizim. Duhet të jesh i shkëputur nga relaiteti për një problem që bërtet për zgjidhje”, deklaroi më tutje ai,.
Abdixhiku e vazhdoi me krizën e energjisë.
“Në në mes të gushtit nuk kishim energji sepse kapacitet tona ishin jofunksionale, sepse kishin dështuar t’i riparojnë mjetet. Nuk ka as riparime me kohë të blloqeve e as politika mbështetsë. Edhe kriza me energji e zë Kosovën pa qeveri”, theksoi Abdixhiku.
Ai foli edhe për largimet nga Kosova.
“44 mijë kosovarë kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij. Nga 10 mijë punëtorë po i humbim çdo muaj. A është kjo shpresa?”, përfundoi Lumir Abdixhiku.