Abdixhiku: LDK e dha zgjidhjen, tash merremi me Zgjedhjet Lokale - NACIONALE

Abdixhiku: LDK e dha zgjidhjen, tash merremi me Zgjedhjet Lokale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka kohë për të humbur më dhe se kjo parti tashmë do të merret me proceset e tjera që janë përpara, si zgjedhjet lokale.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se kjo parti dha zgjidhjen e saj:

“Kohë për të humbur më nuk kemi.

Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet - kurdo që janë të gatshëm të tjerët.

Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë.

Do të merret me Zgjedhjet Lokale” – ka thënë ai.

Kështu, ai ka bërë me dije se ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve të LDK-së për të nisur konsultimet rreth zgjedhjeve lokale.

“Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë.

Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë.

Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme