Abdixhiku: Kryeministri i Kosovës ka hapur dyer të rrezikshme për vendin - NACIONALE

Abdixhiku: Kryeministri i Kosovës ka hapur dyer të rrezikshme për vendin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 33 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Gjilan, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një tubim me qytetarët, ka diskutuar rreth proceseve në të cilat po kalon vendi.

LDK në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se Abdixhiku deklaroi që kreministri Kurti ka hapur dyer të rrezikshme për vendin duke qenë se është neutral ndaj statusit dhe synon të tejkalojë të kaluarën.

“Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës me Serbinë.. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje” – tha Abdixhiku.

Tutje, ai ka përmendur edhe statusin politik për Kishën Ortodokse Serbe dhe “organizimi vetëmenaxhues”, që sipas tij, është më shumë se Asociacion.

“Kryeministri i Kosovës i ka hapë dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetëmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ,ndërsa, me Statusin Politik të Kishë Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi.” – tha Abdixhiku

Lajme të ngjashme