Abdixhiku doli me "100 projekte" për vendin derisa Kurti mbajti konferencë duke fyer Llajçakun
Përderisa përbrenda objektit qeveritar po zhvillohej një konferencë e ashpër për media, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte dalur të “dekonstruktonte” atë që sipas tij ishte një konspirim mes Fascilituesit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Presidentit të Serbisë, Aleksamdar Vuçiq, “në dëm dhe goditje” të Kosovës dhe njëri nga opozitarët kyç në vend, Lumir Abdixhiku, shpaloi “100 projekte” që Lidhja Demokratike e Kosovës i synon në vend brenda platformës së re të nisur: “Rruga e Re”.
Këtë platform të re, Abdixhiku e kishte nisur saktësisht si kundërpeshë dhe anë tjetër të asaj që LDK e ka vlerësuar të jetë duke shkuar vendi; që rruga e Kurtit është rrugë e tatëpjetës – si ekonomikisht, si për nga mirëqenia shoqërore, por edhe nga shtyllat e shtetësisë dhe të sigurisë së vendit; qenësi këto të lidhura simbiotikisht me marrëdhëniet me komunitetin Trans-Atlantik, e në veçanti me ShBA’në. Kursi që kishte nisur Kurti, bëri që LDK të nënvizojë nevojën për një shteg tjetër; që edhe e quajtën “Rruga e Re”.
Gjatë muajve tetor dhe nëntor, Abdixhiku njoftoi se t’i elaborojë në plotni “100 projektet” e platofrmës së tij, teksa në vija të trasha i ndau ato në rrjetin e tij në Facebook.
“Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet. Duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane”, shkroi Abdixhiku.
Në rend të parë të këtij projeksioni, Abdixihiku e vlerëson se me qeverisjesn e LDK-së dhe me program të “Rrugës së Re” në fund të një mandati të parë, do të arrihet “Buxhet prej 4.5 miliardë euro”. Kutjojmë se buxheti për vitin 2023 është 3.2 miliardë.
Tjera, LDK projekton që përmes “financimi investues nga Fondi Pensional” të ndërtohet një Central i Gazit me kapacitet prodhues 500 MW.
Më tej, zotohen që përmes “kredive dhe bashkëfinanciti të jashtëm” të ndërtohet një qendër e re spitalore në Prishtinë, vlerën e të cilit e përllogarisin të jetë 250 milionë euro.
Vazhdohet me zotimin që të ketë “Program për Fëmiun e Tretë” me 5000 euro për familjet respektive.
Më pastaj projektohet edhe ndërtimit i Stadiumit Kombëtar në Prishtinë vlera e të cilit paramendohet të kap shifrat prej 40 milionë euro.
LDK parasheh edhe që në vlerën prej 35 milionë euro të ketë “Smart Klasa” ku 70 përqind e klasave pajisen me tabela dhe pasisje të mençura.
“Unaza e Kryeqytetit” në Prishtinë parashihet që në bashkëfinancim me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Ndërtim të ndërtohet dhe të kushtojë 350 milionë euro.
Tabelën e plotë të zotimeve mund ta gjeni në profilin zyrtar të Lumir Abdixhikut: