Abdixhiku: Diskutimet e Gërvallës janë objekt talljeje në korin diplomatik evropian - NACIONALE

Abdixhiku: Diskutimet e Gërvallës janë objekt talljeje në korin diplomatik evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, dje ka dhënë një intervistë të gjatë, në të cilin ka folur për temat më aktuale në politikën e Kosovës. Ai ka pasur shumë kritika në adresë të LVV-së dhe Qeverisë Kurti.

Sipas Abdixhikut, fatkeqësia më e madhe është mënyra se qysh është udhëhequr politika e jashtme e Kosovës në tri vitet e fundit, duke thënë se fatkeqësisht Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është kuadër i LDK-së.

“Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhë Republikës së Kosovës është mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite. Po ju them kështu nga komunikimet që i kemi ne si parti politike me familjen tonë evropiane, EPP…” – theksoi ai, teksa moderatori Adriatik Kelmendi i ndërhyri duke i thënë se “Donika Gërvalla një kuadër i LDK-së”.

“Fatkeqësisht” – ishte përgjigja e Abdixhikut.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku tregoi edhe disa prapaskena nga bisedat me korin diplomatik evropian. Sipas tij, ky kor tallet me diskutimet e Gërvallës.

“Po ua them kështu prej komunikimeve jozyrtare, diskutimet e ministres sonë të jashtme janë objekt talljeje brenda korit diplomatik evropian.” – sqaroi ai.

Lajme të ngjashme