Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës - NACIONALE

Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot qytetarët e Deçanit, ku është mirëpritur në kullat e odat në fshatin Strellc e Drenoc.

Abidxhiku ka thënë se në mesin e shumë qytetarëve të përkushtuar e punëtorë biseduam për të njëjtat shqetësime e sfida që po i dëgjojmë çdo ditë gjithandej nëpër Kosovë.

Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, u hapën për ne në takimet e sontme në Strellc e në Drenoc. Në mesin e shumë qytetarëve të përkushtuar e punëtorë biseduam për të njëjtat shqetësime e sfida që po i dëgjojmë çdo ditë gjithandej nëpër Kosovë. Familje dhe qytetarë që, përkundër vështirësive të shumta, mbajnë gjallë shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se Deçani e dijnë se zgjidhje i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, si forca e vetme politike në vend.

Në çdo bisedë e dorështrëngim, po e ndiejmë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi, dhe ata po presin zgjidhje konkrete për problemet që po i rëndojnë. Ata duan rrugë të sigurta, ekonomi të fortë dhe jetë me mirëqenie e dinjitet. Ata e dijnë se këto zgjidhje i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, si forca e vetme politike në vend që e ka edhe vizionin edhe programin për një të ardhme më të mirë. Pikërisht për këtë qëndroj unë dhe ekipi im. Me këtë mbështetje dhe përkushtim të ndërsjellë, jemi të vendosur për ta çuar Kosovën përpara. Bashkë me qytetarët tanë, ne do ta bëjmë realitet ndryshimin që e kërkon dhe e meriton vendi ynë.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme