Abdixhiku: Albin Kurti nuk e transformoi dialogun por dialogu e tjetërsoi Kurtin - NACIONALE

Abdixhiku: Albin Kurti nuk e transformoi dialogun por dialogu e tjetërsoi Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për qasjen dhe marrëveshjen bazë Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri nuk e ka tranformuar dialogun, por se dialogu e ka tjetërsuar Kurtin.

“Albin Kurti nuk e transformoi dialogun, por dialogu e tjetërsoi Kurtin,”- është shprehur Abdixhiku, i ftuar në Debat Plus.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka shtuar se kapërcimet që i ka bërë Kurti në karrierën e tij, janë një transformim radikal.

Kujtojmë se në një përplasje në Kuvend gjatë ditës, Abdixhiku ia ka kujtuar Kurtit edhe vdekjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit, lidhur me kauzat që kishte Vetëvendosje.

“Nëse mendon që më qet prej taktit e më nervozon me ofendime gabohesh shumë. Ta them kështu unë kur shikoj veten në pasqyre nuk e kam barrën që kam vdek njerëzit për kuazën time politike, nuk e kam barrën që e kam kallë një Kosovë të tanë. Nuk e kam barrën që i kam quajtur njerëzit tradhëtar, nuk e kam barrën që i kam hangër krejt qershiat një kah një. Nuk e kam barrë që e kam rrezikuar të ardhmen e vendit,”- ka deklaruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme