Abbott vizitë në "Bondsteel": Ditëve të ardhshme do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë britanikë - NACIONALE

Abbott vizitë në "Bondsteel": Ditëve të ardhshme do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë britanikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar uështarët britanikë në kuadër të KFOR-it gjatë një vizite të tij në kampin “Bondsteel” të mërkurën.

Abbott ka thënë se ushtarëve aktual do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë tjerë britanikë ditëve të ardhshme.

E vizitova Kampin “Bondsteel” për t’i takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një ushtrimi vjetor. Ata tani janë nën Komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga zotimi i Forcës Strategjike Rezervë të Mbretërisë së Bashkuar ditëve të ardhshme.” – ka shkruar fillimisht ai në Facebook.

Më tej, ambasadori ka thënë se në një kohë të vështirë dhe shqetësuese në Kosovës, është i kënaqur me kontributin e shtetit të tij për të siguri mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Mbretëria e Bashkuar vazhdon që të japë një kontribut të fuqishëm për mandatin e KFOR-it për të mbajtur mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.” – përfundon shkrimi i tij.

Në fotografitë që ka publikuar, Abbott duke që vizitën e ka bërë bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Lajme të ngjashme