Abazoviq uron pavarësinë e Kosovës me një ditë vonesë - NACIONALE

Abazoviq uron pavarësinë e Kosovës me një ditë vonesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I pari i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar pavarësinë e Kosovës sot përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Abazoviq, ka ndarë për ndjekësit e tij një letër që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, në prag të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Letra është e shkruar në gjuhën shqipe, ku Abazoviq në emër të Qeverisë së malit të zi dhe në emër të tij.

‘’Jam i bindur se stabiliteti jetëgjatë i rajonit tonë mund të sigurohet vetëm me integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Në këtë kontest, Mali i Zi si deri me tani ka për të vazhduar t’i ofrojë mbështetje Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat dhe iniciativat relevante rajonale e ndërkombëtare.’’- thuhet në urim.

Letra mban datën e 14 shkurtit 2023 dhe ende është e pa qartë pse Abazoviq ka pritur një ditë pas përvjetorit të pavarësisë, që të urojë Kosovën.

Lajme të ngjashme