Abazoviq: Mali i Zi duhet të këtë një grua presidente - NACIONALE

Abazoviq: Mali i Zi duhet të këtë një grua presidente

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se shpreson që vendi do të këtë një presidente grua nga zgjedhjet e reja presidenciale.

Abazviq tha se do të ishte mirë që të kishte një grua për kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e reja presidenciale.

Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një president të ri dhe të jetë një kandidat i përbashkët. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte gjithashtu domethënëse nëse do të ishte një zonjë”, tha Abazoviq, transmeton rtcg.

Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam plotësisht i hapur ta dëgjoj, vetëm të mos të flasim kot”, tha ai tutje.

Ky komenti nga z.Abazoviq u komentua si një sulm ndaj presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Kryeministri dhe presidenti malazez janë prej kohësh në përplasjeje me njëri-tjetrin.

Qeveria e Abazoviqit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament, lëvizje kjo që u nxit nga nënshkrimi i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Lajme të ngjashme