Abazoviq arrin në Qeveri
Kryeministri në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka arritur në Qeverinë e Kosovës. Në oborrin e Qeverisë, ai është pritur se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, të dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur.
Më këtë marrëveshje parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.